Botuar më E martë, 14 Dhjetor 2021 07:13 | Postuar nga Administratori | Klikime: 630
E keni thënë troç shumë bukur, citoj"... të zhveshi historinë, iki nga atdheu, dorëzohem djajve, endem rrugëve të dehurisë,
jetoj nën urë, përqafuar nga të pastrehtë....!!!"
Lumi ti z.Tyran që ke armën më të fortë në dorë, je i bekuar nga Perëndia!
Shpresa Sinani
...nëse përçarësi fetar do korr sukses,
të pamurit unë nuk dëshiroj më...
TYRAN PRIZREN SPAHIU - POETI BOHEM QË BASHKËJETON ME VUAJTJET E KOMBIT DHE TË NJERËZIMIT
(Zekerija Idrizi: fragment nga dorëshkrimi im "Përsiatje letrare dhe teologjike")
Ka kohë e kohë që lexoj e stërlexoj perlat letrare poetike dhe prozaike të mikut tim të çmuar, shkrimtarit, Tyran Prizren Spahiu. Dorën në zemër, veçanërisht i shijoj mirë e mirë margaritarët e tij letrarë poetikë. Kjo për arsye se ai depërton me penën dhe muzën e tij fascinante në të gjitha skutat dhe sferat më të ndjeshme të shoqërisë, respektivisht, në pikat më nevralgjike të popullit, dhe din të bashkëndjej e bashkëvuaj me kategoritë më të ndjeshme të saj: me të mjerët, me të pastrehët, me varfënjakët, me bonjakët, me të mërguarit, me bohemët etj. Pikërisht këtu, në këtë rrafsh, del qartazi në spikamë shenjtëria e vargjeve të tij sublime, që i dedikohen popullit shqiptar dhe njerëzimit mbarë ndërkombëtarisht. Thjeshtë, të gjitha tekstet e vargjeve të tij ngërthejnë mesazhe sa domethënëse e filozofike, aq edhe hyjnore, humane e me vlera gjithënjerëzore. Zatën poeti është "i ndëshkuar" në saje të vokacionit të tij krijues botën ta transformojë pozitivisht, gjitha plasaritjet në rrethin dhe mjedisin e tij t'i arnojë e t'i riparojë, që ta ndërtojë një botë më të mirë e më fatlume të ardhmen, kjo për arsye se muza e poetit ka rrënjët në hapësirat kosmike, tejqiellore... Dhe pikërisht këtij synimi sublim i qaset edhe poeti ynë z. Spahiu në tërë krijimtarinë e tij letrare.
Këtë më së miri ai e vë në pah te poezia e tij "unë dhe poeti" teksa thotë:
"Pasioni i zjarrtë i poetit
lexuesin ushqen me nektar,
është pije që deh, natyrën pasuron
shkruan poezi të përjetshme, ofron bujari, fisnikëri,
Madje, për më tepër, në pothuaj çdo varg të tijin vjershëror, në çdo vepër të tij letrare, ai himnizon lartë, në piedestal, pozitën e gjuhës shqipe, të kombit dhe atdheut shqiptar. Si, fjala bie, te poezia e tij:
"BOHEMI Shqiptar"
...gdhendur në skulpturën e kohës
poetët
lartësojnë të Bekuarën Gjuhë Arbënore
në vend këtë të shenjtëruar
Krenar qendron në mauzoleun e përjetësisë!
Të lutem, hedh shikjimin
në sofër ulur është bohemi
prirë nga shkronjë-dashësit
kurorëzuar nga oborri mbretëror shqipfolës
kujton në qetësi
vargjet e shkruara në SHQIPNJË..."
Shpirtin patriotik, human dhe altruist-gjithënjerëzor, z.Spahiu e trashëgon nga familja dhe rrethi ku ka lindur, është rritur dhe edukuar, sikundër ai vet e pohon te poezia e tij "Jetë e djaloshit": "...fat, lindur jam në qytetin e Lidhjes//frymëmarrë në Shadervanin e Zotnive//vend i edukatës, lashtësisë, frymëzimit//ke dyqani i babait, këpucar// rritur jam në pastërtinë e Prizrenit
afër// ëmbëltorja pikante e sheshit//
kohën e fëmijërisë aty kam shijuar/shoqëruar me thjeshtësi, miqësi, dëlirësi më kujtohen//dyqanet e shumtë, briskaxhitë,
ortarët//këmbanat, ezani//dëgjonim respekt fjalët// punë të mbarë or shoq// esnafët me dorën në krahëror uronin// të mbarin mëngjes".
Duke qenë me një pedigré solide familjare, i brumosur me një edukatë e arsimim të shëndosh patriotik qysh në lindje në familjen e tij dinjitoze dhe në qytetin historik shqiptar, në Prizren, z. Tyran Spahiu në shumë vargje të tij kërkon zëshëm që paqja e mirëqenia nga atdheu i tij të dominojë në mbarë botën, te të gjitha nacionet, kulturat e qytetërimet. Në këtë kontekst ai edhe e thotë mjaftë qartë në poezinë e tij "Pa kufi":
PA KUFI
Lindur jam nga një nënë
bardhë, aziatik, afrikan
në botën e njerëzve dua te hyj,
ndasi ku nuk ka, as urrejtje
i thjeshtë jam, si ti, si ju
gjaku u kuq rrjedh ne damarët e mij,
ndaj ndjenjat e dashurisë, të bukurës
njësoj si ti, ju, miqtë e botës...
Dëshiroj kënaqesi shpirtërore te gjej,
te shoh se jeni të lumtur,
qetësinë përallore te përqafoj,
keni bukë për të ngrënë
për të pirë ujë,
unë, jam i lumtur shumë
kur shkronjatë e mia hedhin vargjet e dashurisë...
Pendë kjo, thërret në mirësi,
vajton për paqen në botë,
ditë atë, kur troket harmonia,
buzëqeshja e fëmijëve sundon,
tupanat e luftës fund marrin,
unë,edhe në i mbyllësha sytë,
ju shihni lotët si pikojnë,
kohë atë zbritur ka paqa,
në tonin, ruzullin tokësor....
Një imazh impresiv, hermeneutikë metaforash të bukura me fuqi shprehëse, e sajuar nga refleksione të shumta poetike, ka qenë familja ndër shekuj, veçanërisht, me epërsi të veçantë, ka qenë gruaja si bashkëshorte dhe si nënë në familje. Së këndejmi, ajo çka mua personalisht më ka bërë përshtypjen më të thellë është fakti që familja - si strumbullari, bërthama e qeliza fundamentale e shoqërisë, shtetit dhe kombit, për poetin Spahiu është e frymëzimi i tij më sublim e më i shenjtë në jetë. Për më tepër, ai këtë e shpërfaq qartazi te poezia e tij "Frymëzim" teksa i drejtohet bashkudhëtares e bashkëluftëtares së jetës-gruajës, të cilën ai e cilëson ZONJË, që përfaqëson gurrën e pashtershme të inspirimit të tij, madje-madje edhe si pararojë e vet jetës së tij. Dorën në zemër, këtë poezi aq shumë e kam lexuar sa tashmë e kam mësuar përmendësh:
"I shoqërisë snob nuk jam
as bohem i zbritur nga parajsa,
koha kurrë nuk mjafton
bashkërisht të lundërojmë, kënaqësitë e botës të shijojmë,
nuk dua të të quaj bashkëshorte
mistrese, oxhaku që ngrohë shtëpinë,
je më shumë, je jeta ime që gjallëron
në mua je, aty frymon,
imja piktore, ti, gjallëron vet natyrën
zbrite në krahërorin tim,
heshtur, aromën e bukurës nektar solle,
Zonjë
nënë e fëmijëve të mi
çastet më magjepsëse ti më ofron,
ëndrrat e çiltëra më jetëson
dua me epsh të rrallë të të arrestoj me dashuri,
dorën, zemrën time ka kohë ke burgosur
dorëzuar jam,
I thure shpresë egos time të etur
më mësove ç'domethënë jeta vet.
Inspirim je që pasuron qenien time
e lehtë posi puhiza
rrëmbeve rininë time të rebelosur
ujërave të qeta drejtove anijen e ardhmërisë"
Kam dhe shumëçka tjetër për të thënë e shkruar rreth opusit mjaft të begatë e shumëdimensional letrar të z. Spahiu, por këtë herë do mjaftohem me kaq, për ta zgjeruar ca më thellë ditët në vijim, meqë kjo përsiatje imja dedikuar krijimtarisë së tij do zë vend meritor në dorëshkrimin tim aktual "Përsiatje kulturo-letrare e teologjike". Po, ky shkrimtar do zë vend të veçantë në librin tim të radhës, meqë ai është një krijues zëarbëror dhe zëhyjnor, respektivisht, është pikërisht ashtu sikundër përshkruhet në poezinë e tij "Atistokrat i qytetit":
UNIKAL, NDER I KOMBIT, VET PARAROJA E TIJ:
"Ti, që kërkon drejtësi
shkruan vargje e poezi
ti, që ëndrrat i përjetëson
mbjell farën e lirisë
dashuri në letër sërish kërkon
Ti, që endesh bulevardeve
veshur si në mesjetë
kokën kurrë nuk e ul
stuhisë së zyreve i bën ballë
Ti, që krenarinë nuk e mposht
Ti, që del nga libraria me libër të blerë
ledhaton shkronjat e bukur
vazhdon me filxhanin gjysmë të zbrazët
gllënjkën e fundit shijon si nektarin e natyrës
ndez cigaren, shtëllungjet të sulmojnë
kolli mundon, ngritesh ballëlartë
ti, që nuk dorëzohesh zyrave vendosëse
anashkalon qeveritarët
partive nuk u vardisesh
ti, që u përkulesh Dëshmorëve
shpirti të kjan për të Pagjeturit
ti, qe prore rri me nevojtarët
bashkëbisedon me të pastrehët
ti, poet
nder i kombit je, pararoja vet
mohikani i fundit, ti, Bohem i Qytetit Shqiptar..."
(POSHTËSHËNIM)
*** Për mendimin dhe shijen time letrare janë dy poezitë e tij perla, margaritarë të rrallë letrarë, që për nga vlera dhe mesazhet domethënëse do t'i rezistojnë kohës: "SHQIPNJË" dhe "PERËNDESHË E LETËRSISË" . Për më tepër, këto dy poezi, për mendim timin, janë credo moralo-etike e kombëtare për çdo shqiptar të mirëfilltë:
Learn your dream E martë, 14 Dhjetor 2021 LEARN YOUR DREAM LANGUAGE I gathered information for this book from different sources. Many people have helped me in... MOD_GLOBALNEWS_READ_MORE_TITLE
Siluetë E hanë, 08 Nëntor 2021 Mendime! Para një jave, miku im, prozatori dhe poeti shumë i njohur dhe tejet i vlerësuar në të gjitha trevat shqipfolëse dhe me gjërë, më... MOD_GLOBALNEWS_READ_MORE_TITLE
Vërtet ndodhi! E hanë, 08 Nëntor 2021 PARATHËNIE Vëzhgimi i Romanit të pestë “VËRTET NDODHI! “ të shkrimtarit Tyran Prizren Spahiu. Trendet në letërsinë botërore, tema e... MOD_GLOBALNEWS_READ_MORE_TITLE
Ikonë E martë, 14 Dhjetor 2021 Nga Vasil TABAKU NJË PËRMENDORE POETIKE ME VLERA UNIKALE Shënimë rreth Antologjisë Poetike IKONË të autorit Tyran Prizren Spahiu Pa... MOD_GLOBALNEWS_READ_MORE_TITLE
Shqipnjë E martë, 14 Dhjetor 2021 Ju keni lakimin e emrit, zgjedhimin e foljeve, figurat magjike letrare te vendosura në një pentagram të poezive konkuruese, që ti ka enda ti... MOD_GLOBALNEWS_READ_MORE_TITLE
Shkronjëtari E martë, 14 Dhjetor 2021 Lum ajo nënë që ju ka lindur! Muhamet Mehmeti-Eskilstuna, Sweden Çdo njeri në jetë përdor armën e tij më të suksesshëm. Ju poet keni... MOD_GLOBALNEWS_READ_MORE_TITLE