Vëllime poetike

Vëllime poetike

Ikonë

Nga Vasil TABAKU


NJË PËRMENDORE POETIKE ME VLERA UNIKALE


Shënimë rreth Antologjisë Poetike IKONË të autorit  Tyran Prizren Spahiu


Pa dyshim që është një punë mjaft serioze dhe me një përkushtim të rrallë profesional dhe akademik, ndërtimi i kësaj Antologjie monumentale me emrat poetik, më tingëllues të Universit Poetik Shqiptar dhe atij Botëror. Autori i Antologjisë, Tyran Prizren Spahiu, pas një pune të thellë hulumtuese ka ditur të përzgjedh me mjaft art dhe kulturë, me finesë dhe durim autorët e vecantë, emrat më të spikaturë që nga Tradila, Rilindja dhe deri në kohët moderne. Natyrisht zgjedhja që autori i Antologjisë është e vecantë, e rrallë e papërsëritëshme dhe mitike “IKONË”.

 

IKONË
Shtatëdhjetë e pesë poetë të IKONËS

Në këtë lapidar jetësuar janë

Nga e kaluara me shkronja përcjellur

Shtegtojnë drejt shtegut të përjetësisë.

 

Mendoj se këtu qëndron dhe vlera e rrallë e kësaj antologjie e cila mendoj se është e para dhe e veçanta në llojin e përzgjedhjes dhe ndërtimit. Autorë prestigjioz si Dante Alighieri, Shakespeare, Homeri, apo Migjeni, Faik Konica, Lasgush Poradeci dhe gjer tek autoret bashkëkohore si Prend Buzhala, Adem Demaci, Ferik Ferra etj i japin antologjisë një peshë të jashtëzakonshme plot vitalitet dhe filozofi të thellë, ku poezia shëndrrohet në një monument të rrallë.Pikërisht veçantia krijuese në të cilën autori SPAHIU krijon atmosferën poetike me vlerat e autorëve që paraqet e bënë mjaft domethënëse krijimin e tij antologjik. 

LASGUSH PORADECI

LLAZAR SOTIR GUSHO

Ndien luftën a eshpër nën lëkurë 
Pakryer shkollën e kthye në mëmëdhe
Pogradeci qytet buzëqeshur mirëpret
Llazarin djalosh në krahërorin i përmalluar.

 

Një përqasje e tillë poetike është sa filozofi aq dhe poezi, sa meditim aq dhe vlerësim, sa shprehëse aq dhe komunikuese dhe mbresëlënëse. Unë shikjoj në këtë përqajse poetike edhe një tendencë të re, pra një prurje mjaft interesante dhe gjurmëlënëse. Kjo flet për kulturën e lartë artistike të autorit, thellësinë e mendimit dhe elegancën e shprehjes poetike mjaft ogjinale. Padyshim që kemi të bëjmë me një risi, një formë elegante dhe të bukur paraqitjeje të emrave të njohur e mbresëlënës në fushën e poezisë si atë modern, klasike dhe të periudhës së Rilindjes.Shpresoj se lexuesi do ta mirpresë një paraqitje të tillë antologjike dhe do ta vlerësoj maksimalisht. Autori Spahiu, në këtë Antologji, ka shpalosur vlerat e veta krijuese dhe improvizuese me një elegancë poetike të rrallë, por njëherësh dhe mjaft e vështirë për tu realizuar artistikisht dhe përshtatur vlerave të secilit autor. Mendoj se këtu qëndron dhe mrekullia krijuese e Spahiut dhe opusit të tij krijues, forcës dhe vitalitetit krijues, inteligjencës  dhe kulturës së tij unike. Kjo Antologji është një dëshmi e mrekullueshme e punës së bukur dhe të vështirë të autorit Spahiu, gjë e cila e veçon atë nga shumë e shumë krijues të tjerë.

 

 

Që nga viti 2007 deri në vitin 2014, Vasil Tabaku punoi gazetar në Agjencinë Telegrafike Shqiptare ATSH.
• Aktualisht Vasil TABAKU punon si REPORTER per Shqipërinë me një Agjenci Ndërkombëtare Lajmesh
Veprat:
• 1. “Hyrja e Pranverës“, poezi, 1976.
 
• 2. “Në të gjitha ditët“, poezi, 1981.
• 3. “Me këngën time dhe jetën“, poezi, 1987.
• 4. “Ndërrimi i epokave“, studime, 1988.
• 5. “Bota në sytë e mi”, ese, 1990.
• 6. „Klithmë drite“, poezi, 1998.
• 7. “Vit i mbrapsht“, ese politike, l998.
• 8. “Zgjim i dhimbjes“, ese dhe studime social – shoqërore, 1999.
• 9. “Vështrim i ngrirë”, poezi dhe ese, 2000.
• 10. “Shqipëria në udhëkryq, apo politika e kryqëzuar?”, studime dhe artikuj politikë, 2001.

Tyran Prizren Spahiu

IKONË

VARGJE POETIKE IX

 Biblioteka

“Rrapi”

 Redaktoi:

Berat Batiu


Recensent:

Vasil Tabaku

 Realizimi kompjuterik;

Teuta Spahiu


Kopertina:

Jeton Spahiu

 VARGJE POETIKE IX

IKONË

 “F I d a n i”

Prizren 2016

 

 

Kategoria

IMAGE Ikonë
E martë, 14 Dhjetor 2021
Nga Vasil TABAKU NJË PËRMENDORE POETIKE ME VLERA UNIKALE Shënimë rreth Antologjisë Poetike IKONË të autorit  Tyran Prizren Spahiu Pa... MOD_GLOBALNEWS_READ_MORE_TITLE
IMAGE Shqipnjë
E martë, 14 Dhjetor 2021
Ju keni lakimin e emrit, zgjedhimin e foljeve, figurat magjike letrare te vendosura në një pentagram të poezive konkuruese, që ti ka enda ti... MOD_GLOBALNEWS_READ_MORE_TITLE
IMAGE Shkronjëtari
E martë, 14 Dhjetor 2021
Lum ajo nënë që ju ka lindur! Muhamet Mehmeti-Eskilstuna, Sweden   Çdo njeri në jetë përdor armën e tij më të suksesshëm. Ju poet keni... MOD_GLOBALNEWS_READ_MORE_TITLE
IMAGE Learn your dream
E martë, 14 Dhjetor 2021
LEARN YOUR DREAM LANGUAGE                I gathered information for this book from different sources. Many people have helped me in... MOD_GLOBALNEWS_READ_MORE_TITLE
IMAGE Siluetë
E hanë, 08 Nëntor 2021
Mendime! Para një jave, miku im, prozatori dhe poeti shumë i njohur dhe tejet i vlerësuar në të gjitha trevat shqipfolëse dhe me gjërë, më... MOD_GLOBALNEWS_READ_MORE_TITLE
IMAGE Vërtet ndodhi!
E hanë, 08 Nëntor 2021
PARATHËNIE Vëzhgimi i Romanit të pestë “VËRTET NDODHI! “ të shkrimtarit Tyran Prizren Spahiu.   Trendet në letërsinë botërore, tema e... MOD_GLOBALNEWS_READ_MORE_TITLE