Roman

Roman

Përmbledhje romanit Mort

Përmbledhje romanit Mort të Tyran Prizren Spahiu-t

 

Romani është një vepër brilante edhe nga struktura e tij dhe ju të dashur lexues do të  mbeteni shumë të kënaqur, pasi ngjarjet janë shumë të prekshme, të dhimbshme, sensitive për kohën që jetojmë.

Unë i kam përjetuar ngjarjet e këtij ronani, njëlloj sikur po jetoja edhe unë në vëndin e ngjarjes. Pa dashje u bëra bashkëudhëtare me personazhet dhe viktimat e tij, duke i shoqeruar ata në të gjitha zhvillimet, si edhe në emocionet e forta që përcjellin.

Të jem realiste, unë jam mahnitur nga gjithë ai thesar që gjeta në brëndësi të librit, qoftë nga përmbajtja, stili, apo mënyra dhe filozofia e shtjellimit të ngjarjeve nga autori.

Por jam mahnitur dhe nga  magjia që autori përcjell  nëpërmjet mesazheve me një gjuhë të përdorur aq bukur artistikisht, me figura nga më të spikaturat letrare.

Shkrimtari Spahiu ka një filozofi në mënyrën e të shkruajturit që të magjeps, të bën të zhytesh si polumbar brënda dallgëve të këtyre ngjarjeve, me baticat dhe zbaticat e tyre. Të bën t`i përjetosh ato dhe të kërkosh të përleshesh me historinë e tyre.

Ato të çojnë në një botë tjetër të egër, të pamëshirshme, në një bote cinike, një bote egoiste, në të cilën nuk kursehen jetët e njerëzve, ose më mirë është për të thënë, që e gjithë kjo të duket se bëhet qëllimisht dhe me një prapaskenë të shëmtuar  politike. Një luftë e pamëshirshme, që në fund të fundit të humbur janë gjithmonë popujt.

Në shumë pjesë të ketij libri kam ndjerë emocion të papërshkruar, kam pësuar trishtim, dhimbje dhe ankth pse jo edhe lot.

Por ka patur dhe moment ku me mjeshtëri janë trasmetuar ndenja të bukura, dashuri të sinqerta të të rinjve, momente lumturie deri ne lajthitje,

Në këtë roman janë përshkruar me finesë dhe me mjeshtëri tiparet fisnike të personazheve pozitive dhe të çudit dyfytyrësia  e personzheve negative që në pamje të pare, dashurohesh me ta dhe është shumë e vështirë të njohësh personalitetin e tyre të vërtetë.

Pikërisht këtu autori ka përshkruar aq bukur  ngjarjet të cilat personazhi kryesor i ka përballuar me zgjuarsi, guxim dhe vendosmëri,  situata këto shumë të vështira, mënyra se si manovronte me terroristët për t`mos u zbuluar e vërteta

Mjeshtri jonë i fjalës Spahiu e ka mprehur mirë penën e tij fine, të saktë, dhe te bukur, sa që të befason me saktesinë dhe mënyrën se si i sjell ngjarjet tek lexuesi sikur ta ketë jetuar vetë.

Autori me një mjeshtëri profesionale sjell tek ne, duke sqaruar detaje teknike të sofistikuara të ngjarjeve që janë fakte dhe fantazi të një mëndje të hapur, të mirëinformuar për mënyrën e zhvillimit të ngjarjeve.

Nëpermjet shtjellimit të ngjarjeve, ne njihemi me mënyrën e funksionimit të  avioneve, të disa situatave që me rregulla të aviacionit janë tepër sekrete dhe nuk është e mundur për t`u njohur njerëzit mbarë.

Shtjellohet përfekt veprimtaria e bandave terrorriste,

Në këtë roman shkrimtari i mirenjohur Spahiu ashtu si dhe në dy romanet e tjerë,  vjen tek ne me një thesar, që ju të dashur lexues ashtu si dhe unë do të mbeteni te mahnitur.

Unë e kam lexuar me një frymë të gjithë romanin. Kam lënë pas dore çdo punë dhe i jam përkushtuar leximit të romanit.

Tek lexoja librin, rreshtat më rrëshqisnin pa kuptuar nga kurioziteti se çfarë risie do të sillte rreshti tjetër.

U përfshiva e tëra e përqëndruar me të gjithë vëmëndjen time për të zbuluar zhillimin e ngjarjeve.

Mënyrën se si i ka sjellë tek ne ngjarjet shkrimtari Tyran Spahiu i bën ato shumë interesante.

Ngjarjet zhvillohen në Lindje dhe sidomos në Lindje, në Europë, kryesisht në Gjermani, Francë, Angli, si dhe shumë shtete të tjera që janë përfshirë nga aktet terroriste.

Gjatë gjithë kohës që kam lexuar këtë vepër, në cilësinë e një lexuesi, pasi jam e apasionuar pas këtij shkrimtari të madh  dhe të veçantës së tij specifike të të shkruajturit, duke lexuar mes rreshtave, përjetoja çaste të llahtarshme. I kam ndjere ngjarjet deri në rrënqethje.

Shpesh here flisja me vete për padrejtësitë që ndodhin në botë, aty ku derdhet gjak i të pafajshmëve, i foshnjave, fëmijëve, grave, pleqve, të cilët shkrimtari Spahiu i ka pasqyruar me kaq vërtetësi dhe realizëm.

Si funksiononin grupet me kupolat e tyre që kishin një veprimtari për t`u çuditur, që nuk kursenin as veten e tyre duke u bërë kamikazë për të realizuar qëllimin e tyre të hakmarrjes.

Këto ngjarje që ne i kemi ndjekur vetëm nëpërmjet lajmeve në media, në këtë rroman na serviren me aq profesionalizëm direkt nga vëndi i ngjarjes me tmerrin dhe panikun qe percjellin tek popujt dhe viktimat.

Ju lexues do të njiheni me veprimtarine e sigurimit të shtetit gjerman, me punën e tyre tepër profesionale dhe në  top sekret, të cilët ishin pikësynimi, shënjestra e terrorristëve

Ngjarjet në këtë roman trajtohen të gjalla aq çuditshëm sa të duket sikur shikon ndonjë film.

Personazhet e romanit janë të zgjedhur mirë në bazë të karaktereve dhe roleve që u është ngarkuar të luajnë. Secili personazh në rolin e tij i është veshur kostumi që meriton dhe roli përkatës që i është ngarkuar për të luajtur nga autori.

Përsonazhi kryesor Ibi ëshët një djalë nga Lindja, nga Siria, i cili mbeti jetim që në moshë shumë të vogël.Prindërit e tij dhe motra e vogël vdiqën nga bombardimet.Ibi ka jetuar gjatë duke perfytyruar portretet e pafajshme të prinderve, fytyrën ëngjëllore me buzëqeshjen  saj të ngrirë në fytyrën e motrës së tij të vogël, të cilët u vranë nga avionët bombardues.

Ibi gjeti mbështetje nga shteti gjerman. Ate e mirëpritën me dashuri dhe i ofruan edukatë, arsim pastaj edhe punë. Që kur ishte i vogël, Ibi iu besua për ta birësuar një çift gjerman qe nuk kishte fëmije. Ky çift u bënë për Ibin dy prindër të dytë, të devotshëm  për ta rritur dhe për ta nxjerrë në jetë. Ibi u rrit me një kujdes dhe edukate për t`u admiruar, duke u bërë një djalë i ndershëm, punëtor, besnik dhe i respektuar për prindërit dhe për shtetin gjerman,. Ai bëri gjithçka për t`jua shpërblyer atë që ata bënë për ta rritur dhe edukuar.

Më ka bëre përshtypje mënyra e ndërtimit të figurës së personazheve tek ky libër.

Ibi, i cili është personazh pozitiv, autori i ka veshur nje kostum klas, me cilësitë më të mira që ekzistojnë, me tiparet më të larta që mund të ketë një njeri.

Autori ka pasqyruar tek ai karakteristika te tilla, fisnike që lexuesi dashurohet menjëhere me të që në fillimet e leximit te librit.

Kur u rrit Ibi dhe ishte në marëdhenie pune, filloi bashkëpumimi ndërmjet organeve të sigurimit gjerman.

Djali sirian me sjelljen e tij korrekte fitoi besimin e sigurimit gjerman dhe u përfshi në radhët e saj. Por ndërkohë Ibit iu kërkua ndihmë dhe bashkpunim edhe nga bandat terroriste, që nuk u dihej as vendndodhja. Ibi punonte në një pozicion shumë delikat dhe kyç në aviacion. Kjo ishte dhe një nga arsyet që terrorristët kërkonin nga Ibi të merrte të dhëna të tilla, që atyre iu interesonin për të realizuar veprat e tyre terroriste.

Më besoni të dashur lexues, kam lexuar një libër fund e krye dhe nuk kam mundur të marrë frymë.

Një tematikë e trajtuar me mjeshtëri nga mjeshtri i penës Spahiu, i mbrujtur me një ndjeshmeri shpirtërore, artistike dhe profesionale. Risitë e tjera për librin do t`iua lë juve në dorë që t`i zbuloni.

 

Nezi Plaku Velaj, poete/juriste dhe avokate.

 Tiranë 25 Prill 2019

 

Roman
Mort 

Redaktor, Recensues:
Nezi Plaku Velaj, poete/juriste dhe avokate-Tiranë

 Realizimi kompjuterik: Jeton Spahiu

 Botoi:  Libraria Seven Days

Kategoria

IMAGE Learn your dream
E martë, 14 Dhjetor 2021
LEARN YOUR DREAM LANGUAGE                I gathered information for this book from different sources. Many people have helped me in... MOD_GLOBALNEWS_READ_MORE_TITLE
IMAGE Siluetë
E hanë, 08 Nëntor 2021
Mendime! Para një jave, miku im, prozatori dhe poeti shumë i njohur dhe tejet i vlerësuar në të gjitha trevat shqipfolëse dhe me gjërë, më... MOD_GLOBALNEWS_READ_MORE_TITLE
IMAGE Vërtet ndodhi!
E hanë, 08 Nëntor 2021
PARATHËNIE Vëzhgimi i Romanit të pestë “VËRTET NDODHI! “ të shkrimtarit Tyran Prizren Spahiu.   Trendet në letërsinë botërore, tema e... MOD_GLOBALNEWS_READ_MORE_TITLE
IMAGE Ikonë
E martë, 14 Dhjetor 2021
Nga Vasil TABAKU NJË PËRMENDORE POETIKE ME VLERA UNIKALE Shënimë rreth Antologjisë Poetike IKONË të autorit  Tyran Prizren Spahiu Pa... MOD_GLOBALNEWS_READ_MORE_TITLE
IMAGE Shqipnjë
E martë, 14 Dhjetor 2021
Ju keni lakimin e emrit, zgjedhimin e foljeve, figurat magjike letrare te vendosura në një pentagram të poezive konkuruese, që ti ka enda ti... MOD_GLOBALNEWS_READ_MORE_TITLE
IMAGE Shkronjëtari
E martë, 14 Dhjetor 2021
Lum ajo nënë që ju ka lindur! Muhamet Mehmeti-Eskilstuna, Sweden   Çdo njeri në jetë përdor armën e tij më të suksesshëm. Ju poet keni... MOD_GLOBALNEWS_READ_MORE_TITLE