Roman

Roman

Siluetë

Mendime!

Para një jave, miku im, prozatori dhe poeti shumë i njohur dhe tejet i vlerësuar në të gjitha trevat shqipfolëse dhe me gjërë, më kërkoj,që të  lexojë romanin e tij në dorëshkrim " Siluetë". E pranova me kënaqësi, bile shumë i nderuar nga dëshira e tij.

Duke ditur gjuhën që përdor shkrimtari, që është një gegërishte e pastër, mendova pa i thënë fare, ta redaktoja në gjuhën letrare, me mendimin se do ishte më mirë për lexuesin. Sapo lexova emrin "Likjen", ky mendim mu përforcua më tepër. Mendova ta lexoj pjesë pjesë dhe po ashtu t’i bëja edhe përpunimin.

Vetëm fillimin mbaj mend kur e nisa, më tej faqet iknin pa e kuptuar fare dhe ja tek vjen fundi. Sa shpejtë! E harrova misionin që kisha caktuar vetes. Gjuha e përdorur në këtë vepër, mban emrin Tyran Prizren Spahiu. Është dialekti gegë që e ka gjuhën e nënës. Nje fjalë t’i ndryshoje, ja humbje bukurinë.

Kjo që shpreha, me futi në mendime, për punën e pamjaftushme që bëjmë ne Shqiptarët, për ruajtjen pastër, jo

vetëm të gjuhes letrare Shqipe, por edhe te dy dialekteve: gegërishtës dhe toskërishtës. Pavarësisht se është krijim në prozë, apo se tema që shtjellon, është larg të qenurit prozë poetike, fjalitë e shkurtëra dhe konçize, më krijonin idenë e strofave të poezive të tij aq shumë të bukura.

Ju ftoj ta lexoni, jo vetëm për artin e bukur që e përshkruan veprën, por edhe për temën aq shqetësuse. Femijë të marrë nga shtetet e huaja, të moshës deri në tetë vjeç, të rritur, edukuar vetëm për t’i përdorur për interesat e tyre. Dhe në fund, mbasi i shtrydhin si limoni, mbas  një plumbi në kokë i hedhin në koshin e plehërave. Por sa femijë, nuk dihet sot se ku janë? Vetëm  shkruhet: i humbur!

 Urimet më të mira miku im, për këtë vepër që ke krijuar! Suksese në krijimtarinë tënde me vlera te mëdha, sidomos aq të domosdoshme, në rrethanat që kalon kombi, bota sot.

 

Hajri Kasemi-Poet-Tiranë

***

Dikur do mblidhemi dhe për Ty, në një kryeqytet të vetëm, të përbashkët, në Prizren. Po bëhesh ose më saktë,  je një legjendë e Shkronjave Shqipe. Ndjek me admirim krijimet e Tua, gjithashtu çmimet. Janë shpërblimet që unë i kam në shpirt. Sa herë që hy në këtë dritare lexoj mrekullitë. Ky nuk është një roman i thjeshtë, “SILUETË”, por është portë që më fut në galerinë e perlave, parajsën që shtrojnë germat. Suksese miku im poet, shkrimtar fort i mirë. Të siguroj me nderin Tim se fjalët e mia nuk mjaftojnë, por janë të sinqerta. Respekt pendës tënde të përjetësisë...

 

Poet-Ilmi CANI

Tiranë

 

Redaktor:
Ajhan CELINA

Lektor:
Hajri Kasemi-Tiranë

Kopertina-dizajni
Jeton Spahiu

Realizimi artistik:
Adil Beqaj, prof

 

Kosovë, 2020

Kategoria

IMAGE Learn your dream
E martë, 14 Dhjetor 2021
LEARN YOUR DREAM LANGUAGE                I gathered information for this book from different sources. Many people have helped me in... MOD_GLOBALNEWS_READ_MORE_TITLE
IMAGE Siluetë
E hanë, 08 Nëntor 2021
Mendime! Para një jave, miku im, prozatori dhe poeti shumë i njohur dhe tejet i vlerësuar në të gjitha trevat shqipfolëse dhe me gjërë, më... MOD_GLOBALNEWS_READ_MORE_TITLE
IMAGE Vërtet ndodhi!
E hanë, 08 Nëntor 2021
PARATHËNIE Vëzhgimi i Romanit të pestë “VËRTET NDODHI! “ të shkrimtarit Tyran Prizren Spahiu.   Trendet në letërsinë botërore, tema e... MOD_GLOBALNEWS_READ_MORE_TITLE
IMAGE Ikonë
E martë, 14 Dhjetor 2021
Nga Vasil TABAKU NJË PËRMENDORE POETIKE ME VLERA UNIKALE Shënimë rreth Antologjisë Poetike IKONË të autorit  Tyran Prizren Spahiu Pa... MOD_GLOBALNEWS_READ_MORE_TITLE
IMAGE Shqipnjë
E martë, 14 Dhjetor 2021
Ju keni lakimin e emrit, zgjedhimin e foljeve, figurat magjike letrare te vendosura në një pentagram të poezive konkuruese, që ti ka enda ti... MOD_GLOBALNEWS_READ_MORE_TITLE
IMAGE Shkronjëtari
E martë, 14 Dhjetor 2021
Lum ajo nënë që ju ka lindur! Muhamet Mehmeti-Eskilstuna, Sweden   Çdo njeri në jetë përdor armën e tij më të suksesshëm. Ju poet keni... MOD_GLOBALNEWS_READ_MORE_TITLE