Vëllime poetike

Vëllime poetike

Lidhja

Çiltërsisht poezi

 

Postmodernizmi, e në veçanti, antikonformizmi, duhet të ishin një çlirim për artin; në përgjithësi. Në fakt çlirim është, por vetëm kur artisti arrin të kuptojë thelbin e antikonformizmit;vetë fjala antikonformizëm dhe rryma, të drejtojnë për nga evolimi dhe revolucioni i përhershëm që duhet të vlojë në një vepër. Me të vërtetë quhet antikonformizëm dhe të shtyn të mendosh për një art anarkik dhe pa rregulla, që rritet si një Edër e egër, por nuk është aspak ashtu. Edhe pse kjo linjë arti kërkon me forcë të përmbysë të gjitha rregullat konformiste, nuk lejon të përmbysësh rrgullat e veta.

Duket si paradoksale e gjithë sa thashë, por nuk është ashtu, dhe nëse ndiqet me kujdes e gjithë linja e mendimit tim, arrihet në konkluzionin, që antikonformizëm nuk do të thotë, se gjithçka që na vërtiti nëpër mendje, fluturake, pa asnjë bazament të palëvizshëm, mund të pranohet nga arti postmodernist; nga arti në përgjithësi. Këtë shkatërrim, (sepse për mendimin tim rryma që po lulëzon sot, në artin e fjalës, për më tepër atë të poezisë, sot në të gjitha viset e shqiptarëve, nuk ka emër tjetër përpos të mësipërmit), sot kush më shumë e kush më pak, po mundohen të na e shesin si postmodernizëm antikonformist...Ky është vetëm një nga defektet që vërehet sot, më tepër tek poetët, por edhe tek prozatorët shqiptarë. Kurse defekti i dytë është mungesa e çiltërsisë, mbi të gjitha me vetveten, sepse vepra në fillim është e autorit, e më pas e lexuesin. Në fakt unë adhuroj shumë çiltërsinë e një autori, ia fal atij ndonjë ndjenjë fluturake kur e gjej atë dhe më lëndon më tepër mungesa e çiltërsisë se sa përdhosia e regullit të hollë të antikonformizmit... Pikërisht këtë çiltërsi e gjen me bollëk tek poezitë e Tyran Prizren Spahiut!

            Nuk është hera e parë që shkruaj për artin e Tyran Prizren Spahiut; për të më parë kam përgatitur parathënien e vëllimit me poezi: Poezia buron nga zëri i brëndëshëm, Vargje poetike IV. Ndërsa tani do merrem me frymën e qashtër që ndihet në vargjet e vëllimit: Kalldrëma, vargje poetike VI. Tek Tyrani çiltërsia është çelësi i zbërthimit:

           

            Qyteti e dremitur dorëzohet territ

            Sekretet e natës dëshmojnë fshehtësinë.

           

            Metaforat që ai përdor janë funksionale, larg bombastikës patetike. Nuk janë fluturuese me peshë të rëndë, e as absurde jashtë çdo lloj logjike absurditeti. Madje ai qëndron larg, me dashje, hermetizmit patetik drejtë të cilit por rendin shumica e "poetëve" shqiptarë, por pa e kuptuar, as sipërfaqen e as thelbin e artit hermetik. Ato, metaforat që përdor Tyran Prizren Spahiu, qëndrojnë mbi tokë dhe lëvizin lehtëshëm si të ishin balerina; nuk kanë lidhje me zanat e ulura rrëzë ullirit me fizionomi prej sirene dhe që luajnë në lahutë. Po të analizohen me kujdes këto dy vargje, që përbëhen nga pak fjalë, kupton thellësinë vizionale të vargjeve të Tyran Prizren Spahiut. Në qendër është qyteti por shumë mirë mund të jetë njeriu; njeriu i hutuar i dorzohet errësirës, në të gjitha senset e mundëshme, nga ajo shpirtërore deri tek ajo intelektuale. Sekretet e natës evolutive dëshmojnë fshehtësi; të gjitha fshehtësitë që mendja e paevoluar njerëzore nuk mund të preceptojë. Ja pra çdo të thotë çiltërsi mendimi dhe shprehje; me kaq pak fjalë më shtyu në filozofime multidimensionale... Në fakt filozofia shpreh vizione të pacaka me fjalët më të çiltëra të mundëshme; Kohe dhe hapsirë thoshte Kanti...

 

Arrestuar në mirësinë e saj

shpesh uli kokën pyes vallë

është princeshë e ardhur nga parajsa

apo sirenë ardhur me dallgë

 

            E pamatëshme çiltërisa e këtyre vargjeve, çiltërsia e një ndjenje hyjnore; dashuria, për mendimin tim është ndjenja më e pastër dhe e lartësuar, për njeriun, nëse ai arrin

 

t'a gjej atë në këtë jetë, duhet medoemos të ndihet i kompletuar dhe detyrimet e jetës së vet mund t'i quaj të përmbushura, kundrejt kujtdo...Këtë poezi dua ta risjell të plotë këtu, sepse për mua është triumfi i çiltërsisë. (strofa e parë është më sipër ndaj nëse keni kohë lexojeni edhe një herë që të keni një vizion më të kompletuar për atë ndjesi që më dhanë mua këto vargje delikate.)

 

Kërkoj shtegun yllin e mbarë

dritën hënën perëndimin e zjarrtë

gjynjëzohem para pyes këtë shpirt bujar

më trego çelësin e të bërit gruaartë,

buzëqesh ngrohtë më sfidon modestia

ul sytë thua se thotë jam e jotia

ofroj dorën përkëdhel gishtat e mia

buzët thërrasin rrjedh puthja,

rrëfehem kohës vendit pa zhurmë

ndjenjat enden në oazën e dashurisë

mbyllura në përjetësinë e dashurisë së amshueme

shfryhen prekjet në trupin e ekstazës,

shpeshë shumë më mbulon krenaria

jam unë fatlumi në këtë hapsirë magjike

begat lundëron përcjellë nga hirësia

mbylli dyert frikësuar nga xhelozia kozmike.

            Gurgullojnë këto vargje, ëmbël si valët e lumbradhit në një  dhe dhimbje, bindje dhe mëdyshje, japin dhe marrin këto vargje; japin jetë dhe marrin ndjenjë, dashuri. Ndoshta po bezdiseni me përsëritjen e fjalës çiltërsi, mund edhe ta merrni edhe si thjeshtësi nëse dëshironi, pasi ndjenjat dhe motivet më të rëndësishme të jetës janë të thjeshta; akti më i rëndësishëm i jetës së çdo gjallese është aq i thjeshtë sa që askush nuk e mendon, merr dhe nxjerr frymë... Kjo, tjeshtësia, po mungon së tepërmi sot në poezinë tonë; ose e përdorin atë në pënyrën më vulgare të mundëshme ose e anashkalojnë si të ishte gërbulë. Janë hedhur të gjithë për nga madhështia, nuk e kanë kuptuar se madhështi nuk do të

 

thotë koklavitje dhe arti i koklavitur është rrëmujë... Në këtë periudhë po merrem me Thomas Stearns Eliot dhe po vërej se sa e madhërishme është çiltërsia; thjeshtësia.

            Tek drama që po lexoj, me titull "Vrasës në Katedrale", më mahnit çiltërthjeshtësia e vargut  çfarë paqeie mund të vendoset mes çekanit dhe kudhrës? Thotë Elioti mes të tjerash; ndaj po iu pyes. A ka mënyrë më të madhërishme shprehje se sa të shprehesh çiltërthjeshtë? Pritia do jetë shumë më dhimbëshme, se sa akti që do të konsumohet. Elioti ishte dhe është një nga shtyllat më të palëvizhme të artit të fjalës dhe ai kurrë nuk u koklavit nëpër labirinte elefantësh fluturak. Përsa i përket baronëve: zilia e të vegjëlve, është shumë më kokëfortë, se sa ianti i mbretërve. Nuk të bën të madh, katrahura mediokre me të cilën njeriu mendon se po krijon art, por thjeshtëçiltërsia, me të cilën arrin ta përçosh artin tënd te lexuesi. Nuk duhet me doemos që njeriu me artin e vet të tregojë se di shumë, por të mundohet që atë që di, t'a bëjë të kuptueshme për këdo që ka dëshirë të futet në botën e tij. Sot, me keqardhie e them: janë të pakët artistët si Tyran Prizren Spahiu, që diturinë e tyre e shprehin çiltërisht me artin që përçojnë tek lexuesi. Sërish ia dolëm të jetonim, një jetë thuajse duke jetuar...Vijon Elioti; jepeni vetë konkluzionin...

            Tyran Prizren Spahiu rrëfehet çiltërsisht me lexuesin e vet, pa komplekse; ato tek të cilat beson, i shpreh pa frikë. E arti kur krijohet pa kompleksitetin që krijon mendimi se si do e presë lexuesi këtë apo atë poezi, këtë apo atë koncept, rjedh ëmbël. Madje, si uji i një lumi, edhe kur pëplaset pas gurëve të shtartit nuk rënkon; këndon...Mund të mos bini dakord me këtë apo atë kocept, por kurrësesi nuk mund të mohoni madhështinë e artit të çiltër të cilin e lëvron mjeshtërisht Tyran Prizren Spahiu.

 

(Hamdi) Erjon Muça

Pisa Itali

 

Pikturat, Redaktim, Recenzent:
Ajhan Celina Spahiu 

Realizimi kompjuterik:
Jeton Spahiu

Botoi:
Libraria 7days

Tyran Prizren Spahiu

 Lidhja

Vargje poetike XI
PRIZREN 2018

Kategoria

IMAGE Ikonë
E martë, 14 Dhjetor 2021
Nga Vasil TABAKU NJË PËRMENDORE POETIKE ME VLERA UNIKALE Shënimë rreth Antologjisë Poetike IKONË të autorit  Tyran Prizren Spahiu Pa... MOD_GLOBALNEWS_READ_MORE_TITLE
IMAGE Shqipnjë
E martë, 14 Dhjetor 2021
Ju keni lakimin e emrit, zgjedhimin e foljeve, figurat magjike letrare te vendosura në një pentagram të poezive konkuruese, që ti ka enda ti... MOD_GLOBALNEWS_READ_MORE_TITLE
IMAGE Shkronjëtari
E martë, 14 Dhjetor 2021
Lum ajo nënë që ju ka lindur! Muhamet Mehmeti-Eskilstuna, Sweden   Çdo njeri në jetë përdor armën e tij më të suksesshëm. Ju poet keni... MOD_GLOBALNEWS_READ_MORE_TITLE
IMAGE Learn your dream
E martë, 14 Dhjetor 2021
LEARN YOUR DREAM LANGUAGE                I gathered information for this book from different sources. Many people have helped me in... MOD_GLOBALNEWS_READ_MORE_TITLE
IMAGE Siluetë
E hanë, 08 Nëntor 2021
Mendime! Para një jave, miku im, prozatori dhe poeti shumë i njohur dhe tejet i vlerësuar në të gjitha trevat shqipfolëse dhe me gjërë, më... MOD_GLOBALNEWS_READ_MORE_TITLE
IMAGE Vërtet ndodhi!
E hanë, 08 Nëntor 2021
PARATHËNIE Vëzhgimi i Romanit të pestë “VËRTET NDODHI! “ të shkrimtarit Tyran Prizren Spahiu.   Trendet në letërsinë botërore, tema e... MOD_GLOBALNEWS_READ_MORE_TITLE