Vëllime poetike

Vëllime poetike

Prapa kurrë më - vëllimi i parë

PARATHËNIE

 

  Rreth romanit të parë të poetit, shkrimtarit, eseistit, studiuesit, pedagogut

Tyran Prizren SPAHIU

 

 ...ngjarjet e shtjelluara të mikut tim sikur rebeloheshin dhe nxirrnin nga blloku i mejtesës së popullit vuajtjet dhe pakënaqësit të cilët më ishin bashkëudhëtarë, ato ndiqnin ritualin e jetës, por në forma dhe objektizma të kohëve bashkë kohëruese.

Emocionet më mbërthyen ‘’Vëllau i Madh’’ me tërë forcën e vet vazhdon të sundoj në forma të papranueshme në të kaluarën, dhe frikësohem edhe në të ardhmen. Ky është ‘’Vëllau’’ që sundon edhe jetën private të njeriut në forma të ndryshme. Ishte koha e Perdes së Hekurt, kohë kur njerëzit e sistemit në çdo formë futeshin në jetën e njerëzve, ndodh ashtu edhe sot, kur po ky vëlla, pikërisht shteti në romanin ‘’Prapa kurrë më’’, në forma më të sofistikuara të mundshme endet në jetën private, metoda që vështirë pranohen, por ja që këto lojëra definitivisht mund të shpikë truri i njeriut.

Sistemet janë pjesë e gjallesës, mbijetesës, mbindërtimit, të stërngarkuar me aparate që madje janë të pranishëm në vendet më intime-familje të krijesës njeri.

Nesër, po edhe nesër me makina të përsosura do të udhëzojnë ndërtimet e hekurt robot  njerëzit të zbatojnë urdhërat, mundësojnë ndeshjet e mendimeve, ushqejnë ndjenjat e çoroditura, furnizojnë tronditjet më makabre që mund të ketë një person. Janë ata pandërprerë aty në keqtrajtim apo do tentojnë të frymojnë në privatësinë e krijesave duke tentuar në çdo formë të mbajnë nën emocione, frikësim, kërcënim, popullatën në kuptimin më të gjërë të mos devijojnë nga qëllimi i tyre vetëm e vetëm mos të humbasin objektivin e tyre primar, sundimin.

Romani ‘Prapa kurrë më!’ ngërthen në vete dy sisteme, që në mënyrën e vet janë të pranishëm në jetën e njeriut, Në një anë njeriu i pafajshëm pëson ndërsa në anën tjetër fajtori në këtë rast konkretisht Shqiptari djali i Shkëmbit falet për një arsye të vetme, sërish janë dëshmitarët e dyshimtë që vendosin.

Një kohë të gjatë do të jetë kjo temë aktuale dhe tejet tërheqëse për njeriun gjegjësisht lexuesin.

Romani ka një hyrje që vërtetë nxit lexuesin të gjej kohë të lirë dhe pa humbur asnjë fjalë të futet i tëri në këtë histori tejet të dhimbshme, por edhe jashtëzakonisht intriguese për shtresën e gjërë të dashnorëve të fjalës së shkruar.

Lufta vazhdonte me tërë brutalitetin e saj. Dimri në të ikur lëshonte ehon e bardhë të gërhamës së fundit të dëborës, e cila bashkë me të ftohëtin dhe luftën që kishte lidhur dhimbjet dhe ofshamat për të afërmit të cilët prisnin fëmijët, vëllezërit, motrat, baballarët...

Vazhdonin krismat e fundit, armiku kishte marrë rrugën e turpit, një çift partizanësh të dashuruar tokë me lirinë e shumëpritur, hedhnin hapat e para të dashurisë rinore, derisa  ditët rrokulliseshin dhe fitorja erdhi bashkuar me krismat që lajmëronin çlirimin e vendit nga okupatori. Kohë kjo kur dy miq të një kompanie të brigadës 127, Iliri dhe Rindi, ishin që të dy të dashuruar në Vjosën.

Rindi një djalë simpatik, luftëtar i vendosur e sypatrembur, vinte veten në rrezik për të shpëtuar shokët, Vjosa kjo partizane e devotshme vinte nga një familje fshatare me tradita patriotike nga jugu. Lidhja me Rindin e ftohu miqësinë midis dy shokëve. Ashpërsia e luftës godet edhe Vjosën e cila pak ditë para se të përfundoj lufta humb jetën.

Por, kontradiktat dhe pakënaqësitë midis Rindit dhe Ilirit u thelluan, ashpërsia kulmoi në mbledhjen e fundit të partisë. Rindi pak pas martesës me Gjysten detyruar është të gjej rrugën e vetme dhe më të shkurtër, të iki nga kjo kohë. Ashtu edhe u bë, doli jashtë kufirit dhe shkoi në Amerikë duke formuar familje të re, por mendjen e kishte te i biri, që kish lënë në Atdhe. Gruaja ka mbetur vetëm, humbur në kohë nga mërzia kthente nga një got raki, por ajo nuk ishte problematik për vete dhe as për shoqërin.   Koha bënë evoluimet e saj ku dhe njeriu i përshtatet sistemeve shoqërore ku jeton, Sistemi një partiak kishte shumë diferencime shoqërore, dhe lufta e klasave po zgjerohej dhe thellohej nga një hendek i pa parë, ku liria e fjalës censurohej dhe futej në birrucat më të errta, nga prapaskena e njeriut mbi njeriun, ja kalonin dhe dramave shekspiriane.

Djali rritej, sa i thoshin i biri i partizanit të arratisur! Djaloshi mësonte dhe gjithmonë ishte i pari në mësime, kishte përvetësuar edhe gjuhën angleze. 

Dyshimet kishin veshur rrobat e pakënaqësisë, termini latin, homo hominis lupos es, njeriu për njeriun eshtë ujk kish zënë vend, ka gjetur edhe kohën shumë të përshtatshëm në këtë roman.

 

Shkëmbin e futën në kurth, atij i vendosën hekurat dhe e çuan në birrucë, pas një kohe të shkurtër e dënuan me tridhjet vjet burg, për dy vrasje të bëra nga dikush, nga ku alkooli i bënte një revolt të brendshme. Largimi nga kjo humnerë solli në ikje matanë oqeanit. Ndaj i/e nderuar/a lexues doemos mu desh të bëj një sienoptik të ngjarjeve dhe lidhshmërisë gati se të përsosur. Nështjellim më të zgjeruar i ka libri ‘’Prapa kurrë më!’’ SPAHIU më kthehu kohën prapa që dremiste në kujtimet e hidhura e të përjetuara, të asaj kohe të rëndë.

Autorin, TYRAN PRIZREN SPAHIU përgëzoj për këtë libër të veçant e me nuanca historie, ku emrat e protagonistëve janë fiktiv dhe peshën do e bartë historia.

 

 Poeti Pllumb SHEHU Tiranë, 21.II.2017

Roman

Prapa kurrë më!

Recensent:
Pllumb SHEHU

Redaktor:
Ajhan Celina SPAHIU

Lektor:
Msc. Mentor BERISHA

Radhitja kompjuterike:
Teuta SPAHIU

Kopertina-dizajni
Besim DANJOLLI

Kategoria

IMAGE Learn your dream
E martë, 14 Dhjetor 2021
LEARN YOUR DREAM LANGUAGE                I gathered information for this book from different sources. Many people have helped me in... MOD_GLOBALNEWS_READ_MORE_TITLE
IMAGE Siluetë
E hanë, 08 Nëntor 2021
Mendime! Para një jave, miku im, prozatori dhe poeti shumë i njohur dhe tejet i vlerësuar në të gjitha trevat shqipfolëse dhe me gjërë, më... MOD_GLOBALNEWS_READ_MORE_TITLE
IMAGE Vërtet ndodhi!
E hanë, 08 Nëntor 2021
PARATHËNIE Vëzhgimi i Romanit të pestë “VËRTET NDODHI! “ të shkrimtarit Tyran Prizren Spahiu.   Trendet në letërsinë botërore, tema e... MOD_GLOBALNEWS_READ_MORE_TITLE
IMAGE Ikonë
E martë, 14 Dhjetor 2021
Nga Vasil TABAKU NJË PËRMENDORE POETIKE ME VLERA UNIKALE Shënimë rreth Antologjisë Poetike IKONË të autorit  Tyran Prizren Spahiu Pa... MOD_GLOBALNEWS_READ_MORE_TITLE
IMAGE Shqipnjë
E martë, 14 Dhjetor 2021
Ju keni lakimin e emrit, zgjedhimin e foljeve, figurat magjike letrare te vendosura në një pentagram të poezive konkuruese, që ti ka enda ti... MOD_GLOBALNEWS_READ_MORE_TITLE
IMAGE Shkronjëtari
E martë, 14 Dhjetor 2021
Lum ajo nënë që ju ka lindur! Muhamet Mehmeti-Eskilstuna, Sweden   Çdo njeri në jetë përdor armën e tij më të suksesshëm. Ju poet keni... MOD_GLOBALNEWS_READ_MORE_TITLE