Vëllime poetike
Shqipnjë
Ju keni lakimin e emrit, zgjedhimin e foljeve, figurat magjike letrare te vendosura në një pentagram të poezive konkuruese, që ti ka enda ti rilexosh, keni nje imponim te talentit ne art, qe e mahnisni lexuesin pasi hyni ne zemren e mendjen e tij duke e ngjyer penden me miresine, dashurinë, urtësinë e shpirtit tend!
Mahnitese....
E kuptoj përse çmimet janë margaritar në kurorën tuaj të poezisë e prozës, ju admiroj e suksese të uroj.... Shëndet!
Seç keni prof. Tyran një sens në magjinë e të shkruarit si të lindur për poezi e prozë.... sikur nje dritë ndriçon në pasionin e talentin... që vetem rrezaton.... në shumë ngjyra të shpirtit tënd të pasur në ndjenjë e fjalor qe buron si nje gurrë , sikur të gjitha yjefjalët janë në dorën tënde e ti ia dhuron me plot Fisnikëri lexuesit tënd... e për dashurinë... që në thjeshtësinë tënde merr formën e një Hyjnije!
Ti, sikur poezia jote i përkëdhel shpirtërat e dashuruar! Flm Poet i Madh!
Zoica Gjolla Popi-Tiranë
JU, jeni një mjeshtër i Madh i artit të krijimit dhe Letërsisë shqipe, si dhe asaj botërore !!!. Vargjet tuaja janë margaritar " Dritë / shenjtëri" për shpirtin e lexuesëve të dashur kudo që ndodhen nëpër botë!!! Ju paçim sa malet tona të Larta !!!.
Fatmira Halit Sulmina-Greqi
Urimet e mija më të mira për ju suksese pa fund në krijimtarinë tuaj të artë respekte i nderuari vëlla, patriot e poet i talentuar i Kombit shqiptar, Tyran Prizren Spahiu. Ju përshëndes përzemërsisht familjarisht!
Vargje margaritarë fantastike, një thirrje e fuqishme për tërë poetët anembanë të ndërtojmë kështjellën gjigante poetike dritë ndër breza që vinë më vonë.
Bukurie Binjaku-Tiranë
Përshendetje miku im artdashës, Tyran Prizren Spahiu...”Lahuta” Një poezi e bukur dhe mjaft mbresëlënse, ashtu si shumica e krijimeve tuaja artistike...Një përshkrim mjaft i bukur dhe i saktë i këtyre veçorive dhe traditave tona kombëtare, përmes penës tuaj të mprehtë...Për fat të keq një pjesë e madhe e këtyre traditave tona sikurse edhe simboleve poashtu, mbeten si pjesë e së kaluarës sepse u tjetërsuan apo u zhduken dal nga dal për fat të keq...Një pjesë mund të shohim në muzeume, kurse ndonjë simbol tjetër aty këtu mund të shohim në dasma e manifestime kulturore...Ju përshendes duke ju uruar mbarësi dhe suksese...Një fundjavë sa më të mirë ju uroj!
Agim Jerliu-Gjermani
Të lumtë poet, jeni simbol i letërsisë shqipe.
Ju uroi të gjitha të mirat në këtë ditë të bekuar.
Bedri Peci-Norvegji
Lum populli që ju ka që do t'ju lini një pasuri me krijimtari të çmuar plot vlera
Ju uroj shëndet e jetë mik i nderuar Tyran Prizren Spahiu
Bardha Lile- Durrës
“Den babaden kryengritës shqiptar me gjuhë të veçantë, doke, zakone shekujsh”.
Ju, jeni simboli dhe krenaria e letërsisë shqipe.
Jeni vetë "Suksesi i pendës së zgjuar që ndriçon vargjet shqip për pasardhësit "
Jam krenare që ju kam mik bashkatdhetar.
Edhe një kompliment, pasi e lexova, shpirtin ta çon peshë, ky është arti i fjalës së bukur të shkruar, ky është mesazhi më i fuqishëm, kjo është pushkë pa zë, qe thërret kulltukxjinjt e hierarërkinë e përgjumur anë e tej kufirit, ku ujit i thonë ujë e bukës bukë, të ngrihenë të tërë djem e pleq, ta mbrojnë atë që kemi monument shpirtëror “Lahutën”, epo, në vargje arti flet vetë, të kam borxh kafe miku im Tyran.
Milazim Bajraj-Kosovë
Poet zë arbëror e zë hyjnor, Tyran Prizren Spahiu! Ju meritoni akoma më shumë, por ama, si një mistik varfanjak që jam, unë e kam bërë vlerësimin e krijimtarisë suaj me shumë shpirt, kjo për arsye se te BOTËVËSHTRIMI juaj ka shumë shpirt, vlera sa të përbotshme aq edhe universale, polimeridiane...
Mik, krijimet tuaja do t'i mbijetojnë kohës, duke rrezatuar dritë ndër breza e shekuj në vend dhe në glob.
Zekerija Idrizi-Shkup-Gjermani
Jam mé fjalét e juaja magjike, ju që aq bukur na jepni mesazhe që nuk mund të peshohén ..
Sefer Muzlijaj-Tiranë
Tyran, je shija e poezisë dhe apetiti shpirtrorë.
Marsel Çollaku -Francë
Një njeri me shpirt të madh e fisnik, një mendje e kthjellët, patjetër që do qëndis me pendën e tij vargje të bukura e kuptimplotë , prelud se si duhet të jetë poeti, njeriu. Përgëzime
Delo isufi -Tiranë
Suksese Tyran. Mos u ndal në krijimtarinë tënde. Janë shumë të dobishme për të fisnikëruar shpirtrat e vrarë të shqiptarëve. Një kontribut me shumë vlera miku im. Të përshendes dhe të uroj gjithë të mirat.
Afrim Jupi-Shqipëri
Urime dhe suksese Tyran Prizren Spahiu !
Një gëzim i pa përshkruar për cmimin tuaj te lartë në fushën e krijmtarisë letrare ne kapacitetet botërore të poezisë .
Një vlerë plotësishtë e merituar nga vlerat e larta te shpirtit tuaj dhe pena juaj e bekuar .
Ndjehem krenar se te kam vlla se je Shqiptar. Je pen ndritur dhe artist i vërtet .
Sot nuk je vetem sot krenohet dhe Kombi e globi per ty .
Ty qe lumturon botën me fjalen dhe vargun tënd ,
Zoti te lumturoft miku im i madh, Tyran Prizren Spahiu!
Përparim Luca- Tiranë
Qëndistarët e vërtet shëndrisin
shpirtin ,
shkronjat peshojnë
ndërgjegja është aty
burim i çiltër human,maestrot e jetës ,
pishtarët që sundojnë mirësinë-Tyrani
Qëndistarët e vërtet janë si oksigjeni i bjeshkëve që na qëndisin mushkërit e na japin jetë.
Vargjet janë burim i çiltër si ujëvarat e mrekullueshme Dardane që do të mbeten PISHTARË sundues të mirësisë.
Vargje plot vlera perlaniane që do mbeten në arkivin tuaj një pasuri e rrallë për brezat e ardhshëm
Ju mbeteni heroi vargjeve perlë.
Bardha Lile-Durrës
Shikoi poezite " e vështira", sa pak komente kanë. Kjo për dy arsye: e para se ne f/b postohen aq shume poezi me vlera, apo pa vlera, sa që njeriut nuk i del koha t’i numeroj dhe jo me t’i lexoj. E
dyta, poezi si kjo, ku figurat letrare mbizotërojnë ne çdo varg, kërkon edhe vëmendje, por edhe kulturë të mjaftueshme jo vetëm në fushën e letërsisë,por edhe për jetën në përgjithësi.
Hajri Kasemi-Tiranë
Është nder e kënaqesi të lexosh poezi të këtij niveli.,poezi me një botë përzier me atë mistiken që të bën ta përjeosh këtë poezi paqesisht! Koplimenti profesor Tyran ! Uauuuuu tejet e bukur moj poezi shqipe më je me fjalë plot kuptim e të mëdha mbresëlënëse ! Shumë suksese! Ju profesor keni jo vetëm dashuri për fjalë ,por mbi të gjitha keni respekt ,e kjo ju bën një poet të shumë lexuar nga ju nuk shperdorohet asnjë fjalë.
Sena Shkoder
Tani pasi qe u ula ne divanin tim të dhomës së punës ...aty ku e kaloje të shumtën e kohës së lirë...lexoj dhe rilexoj këtë poezi-testament sa bohemian po aq edhe fisnik’’ Mbretëreshë e Letërsisë’’ ...dhe s’gjej dot fjalë se si ti përshkruaj emocionet dhe ndjenjat që thellë në mua lindën me të lexuar vargjet e mrrekullueshme por dhe hyjnore...nje emanet i përkryer...që të mbush shpirtin ....
Pershendetje miku im Penē e arrtē...RESPEKT....!!!...
Arti Jetë- Shkup
E mrekullushme është pak të thuash! Vargje qe vijnë aq natyrshëm me një forcë të madhe shprehëse e përcjellin magjine e një shpirti të lirë e shume dimensional! ‘PORTA’ ke sjellë si një poemë që percjellë një testament me një amanet e dashuri të thellë për ate qytet e oazet e tij jetëdhënse! Bravo poet që përcjell kaq shumë emocione për një ditë të mbarë! Urime profesor i nderuar!
Hidajete Xhelo-Durres
SHQIPNJË
Redaktoi: Prof Ajhan Celina
Recensent: Zoica Gjolla Popi
Realizimi kompjuterik: Teuta Spahiu
Graphic design: Jeton Spahiu
Prof. Tyran Prizren Spahiu
SHQIPNJË
VARGJE POETIKE XVI
“fidani”
Kosovë
2020